Albert Krasniqi ishte në kërkim të Policisë, për dhu*në fizike ndaj gruas së tij

Një ngjarje e rëndë tro*nditi Prishtinën, por edhe gjithë Kosovën në orët e para të mbrëmjes së sotme. Babai privoi nga jeta në podrumin e objektit ku jetonte, djalin e tij.

Vi*ktima është biznesmeni i njohur, Albert Krasniqi.
Por burime të IndeksOnline mësojnë gjithashtu se i ndjeri, kishte pasur edhe probleme me shtetin.
Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhu*në fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-missit Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë.
Kujtojmë që para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare.