Albanofobi Eftov fyen rëndë shqipëtarë: Në Shqipëri trajnohet mbi 3000 terrorist

Nuk është hera e parë që gazetari, Vasko Eftov me teoritë e tij konspirative, po tenton që popullin shqipëtar ta baltosë skajshmërisht.

Vazhdimisht në emisionet e tij tenton që t’i paraqes shqipëtarët në menyrën më të keqe.

Në emisionin e fundit “Vo Centar” të ftuar kishte një historian shqipëtar nga Shqipëria me emrin Olsi Jazexhi, dhe në hapje të emisionin deklaron se kjo intervistë do të jetë shokante.

Olsi Jazexhi në shumë deklarata ishte me të vërtetë shokues. Ai në intervistën e dhënë mohon shumë personalitete të shquara shqipëtare si Skenderbeun, Nënë Terezën duke thënë se janë me kombësi tjera.
Pa asnjë fakt ai deklaron zëshëm se në shqipëri, trajtohen mbi 3000 terrorist.

Portali Pa Censurë do të kërkojë nga institucionet relevante që ta dënojë këtë nxitje të urrejtjes nacionale!