Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë, këngëtari Alban Skënderaj ka publikuar projektin e tij muzikor, i cili njëherësh është më i preferuari për të këtë vit.
“Lea” mban titullin kjo këngë e veçantë, e cila i dedikohet fuqisë njerëzore për t’i përballuar sfidat e jetës me një buzëqeshje, e në rastin konkret këtë e bën në këngën dhe klipin e ri të Albanit, një vajzë e quajtur Lea.
Muzika dhe teksti janë punuar nga vet Alban Skënderaj, ndërsa orkestrimi është realizuar po ashtu nga Albani në bashkëpunim me Lorenc Aliajn.
Personazhi i trilluar “Lea” sipas komentuesve ka të bëjë me nje vazjë e cila i përket komunitetit LGBT dhe mundohet të mos ta fsheh të vërtetën!
“Lea” është publikuar në YouTube edhe me klip, i cili është xhiruar në Kosovë dhe Shqipëri.