Shkencëtarët thonë se duhet të jemi të përgatitur në rast se sëmundja e “drerit zombie” nis të përhapet te njerëzit. Ajo bën që kafshët të jargëzohen tej mase, të dobësohen, të fillojnë të pengohen kur ecin dhe të shikojnë në boshllëk. Disa ekspertë druhen se sëmundja mund të përhapet te njerëzit në një mënyrë të ngjashme me sëmundjen e “lopës së çmendur” në vitet 1980.
Dr. Michael nga Universiteti i Minesotës tha për revistën “Fortune” se “nuk ka ende prova që të ketë një kalim tek njerëzit, por çfarë edhe nëse do të ndodhte? Ka mjaft shqetësime se mund të ndodhë, por ne duhet të përgatitemi”. CWD është një sëmundje infektive që prek drerin dhe kafshë të tjera dhe po bëhet gjithnjë e më e zakonshme.
Ajo është zbuluar në 32 shtete të SHBA-ve, 3 provinca kanadeze, Korenë e Jugut, Finlandë, Norvegji dhe Suedi. Alarmet ranë që në dhjetor pasi qindra drerë në Parkun Kombëtar Yellowstone u zbuluan se ishin infektuar me sëmundjen shumë ngjitëse. Departamenti i Lojërave në Wyoming testoi mishin e 6701 drerëve në vitin 2022 duke zbuluar sëmundjen në rreth 800 mostra. Sëmundja shkaktohet nga prionet, një lloj proteine, që shkakton ndryshime në trurin dhe sistemin nervor të kafshëve.
Hulumtimi zbuloi se CWD mund të infektojë njerëzit, megjithëse barriera e transmetimit ka të ngjarë të jetë më e lartë. Studimi zbuloi se teksa minjtë mund të infektohen me sëmundjen, ajo nuk shkaktonte të njëjtat simptoma si te dreri me koordinim të dobët dhe dridhje. Mund të duhet më shumë se një vit që një dre i infektuar të shfaqë simptomat dhe ai mund të vdesë para se të fillojë të ketë jargë apo vështrimi i tij të jetë i përhumbur. Aktualisht nuk ka asnjë trajtim apo vaksinë efektive për sëmundjen megjithëse po bëhen përpjekje.
Dr. Osterholm thotë se po punon me organizata të tjera për t’u përgatitur për një përhapje të mundshme te njerëzit ose kafshët e fermës që hamë. Grupi i tyre i studiuesve përfshin 67 ekspertë nga 7 vende të botës. Ata përfshijnë përfaqësues nga agjencitë federale si Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH).
Ekspertët po mbikëqyrin kafshët, por po merren edhe me diagnostifikim dhe reagimin për sëmundjen. “Nëse 25 vjet më pas do të zbulojmë se e gjithë kjo punë që bëmë ishte e panevojshme, kjo do të ishte fitorja më e madhe nga të gjitha” – tha Dr. Osterholm.