Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton i rrejshëm, vazhdojnë fluturimet

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” ka rezultuar të tjetë i rrejshëm. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.

“Njoftim zyrtar, Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo. Ajo ka bërë të ditur se fluturimet do të vazhdojnë në orarin e zakonshëm

“Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”, vazhdon Gara.