Alarm portokalli: Javën e ardhshme temperaturat do të bien deri në minus 10 gradë

Maqedonia është nën ndikimin e një cikloni nga veriu, i cili sjell borë si në viset më të larta ashtu edhe në ato më të ulëta. Reshjet më të dendura priten në rajonet veriperëndimore, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPMH).

Së bashku me reshjet e borës, pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave. Të mërkurën e javës së ardhshme pritet të jetë më ftohtë, me temperatura minimale deri në -10°C.