Alarm për Stambollin, sizmologu: Një tërmet i madh mund të ndodhë brenda 6 deri në 10 vite

Një tërmet i madh që mund të ndodhë brenda 6 deri në 10 vite, rrezikon Stambollin.”

Ky pretendim i sizmiologut të njohur Naci Görür ka pushtuar faqet e para të mediave turke, duke theksuar se një goditje e tillë do të bënte që Turqia “të shembej në gjunjë”.

Probabiliteti i një tërmeti me magnitudë 7 ose më shumë në rajonin e Marmaras është 47%. Nëse do të kishte një tërmet në Stamboll, do të kishte më shumë humbje jete dhe prona të shkatërruara se të gjitha 11 provincat e tjera së bashku. Mund të ketë më shumë se 50 mijë viktima nga një tërmet i mundshëm në Stamboll”, tha Görür.

Gjeologu i njohur i ka rënë “kambanës” së alarmit duke thënë se duhet të ndërtohet një qytet rezistent ndaj tërmeteve dhe se magnituda e lëkundjeve sizmike që kërcënojnë Stambollin do të variojë midis 7.2 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter.