Alarm për bombë – evakuohet aeroporti i Sofjes

Raportohet për një bombë në një avion në aeroportin e Sofjes.

BTV shkruan se lënda shpërthyese, të cilën dyshohet se e ka sjellë një pasagjer, po kontrollohet në Terminalin 2.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga burime të bTV, ekipet e njësisë së specializuar antiterroriste janë dërguar për të kontrolluar sinjalin.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të largohen nga aeroporti, ndërsa në vendngjarje ndodhen policia dhe ambulanca.

Në avion ka kryesisht shtetas bullgarë dhe ekipi i BTV ka arritur të bisedojë me njërin prej tyre – gazetarin Dimitar Lazarov.

Ai theksoi se pasagjerët ishin zbritur nga avioni dhe ata nuk u lejuan të merrnin bagazhin e dorës.

Shtohet se policia është vënë në kërkim të një pasagjeri të klasit të biznesit pasi bagazhi i tij i dorës ishte i dyshimtë. /transmeton KlanMacedonia/