Alarm në Durrës, ngordhin 500 mijë pula nga sëmundja misterioze

Gripi i shpendëve dyshohet se ka prekur pularitë e mëdha në Durrës. Më shumë se 500 mijë pula kanë ndodhur ditët e fundit, duke shkaktuar panik për përhapjen e gripit të shpendëve.

Behet me dije se 3 prej kompanive më të mëdha në qytetin bregdetar iu kanë ngordhur të gjitha pulat.

Deri tani analizat thonë se kemi të bëjmë me sëmundjen e laringotrakeit infektiv. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dyshohet se po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.

Disa ditë më parë ka qenë i ftuar në ABC Live Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Korçë, Iljon Thanasi i cili ka dhënë detaje në lidhje me përhapjen e gripit të shpendëve në Prespë në anën Greke.

Thanasi tha se deri më 10 mars te ne nuk ishtekonfirmuar asnjë rast i pelikanëve të sëmurë apo shpendëve të tjerë. Por në rast se do të ndodhte ai tha se jemi të rrezikuar dhe se banorët duhet që të bëjnë kujdes. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos prekin me dorë asnjë shpend të ngordhur që mund të shikojnë në liqen, por të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse./Abcnews.al/