Alarm në lagjen Kipseli të Athinës.
Një person me origjinë nga Shqipëria ka qëlluar me çifte nga ballkoni i banesës së tij në rrugën Efesou.
Dyshohet se gjithçka ndodhi prej një sherri në familje. Falë ndërhyrjes së policisë u bë i mundur arrestimi i shqiptarit, i cili u bind të dorëzohet.
Mbeten për tu sqaruar detajet e tjera të ngjarjes ndërsa mësohet se nuk kishte të lënduar.