Alarm i rremë për bombë në fabrikën “Krombert and Schubert” në Shkup

Një raport për bombë në fabrikën “Krombert dhe Schubert” në Zonën Teknologjike Zhvillimore në Shkup ka shqetësuar punonjësit mëngjesin e sotëm. Të gjithë u larguan nga objekti gjatë kontrollit. U konstatua se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Lajmin e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB):

“Më 29.10.2024, në ora 08:20 në SPB Shkup, një punonjëse në një subjekt juridik në lagjen Ilinden në Shkup raportoi se në adresën zyrtare të email-it të subjektit juridik kishte arritur një mesazh në orën 06:00 duke njoftuar se ishte vendosur një pajisje shpërthyese në fabrikë. Menjëherë u dërguan ekipet e SPB Shkup dhe Njësisë Antiterrorizëm, dhe pasi u kryen kontrollet e nevojshme, nuk u gjet asnjë pajisje shpërthyese, pra u konstatua se bëhej fjalë për një alarm të rremë.”