Sipas “Page Six” ai ka disa kohë që shoqërohet me producenten 28-vjeçare. Aktori i Hollivudit Al Pacino është i dashuruar me një vajzë 53 vite më të vogël se ai. Sipas medias rozë “Page Six” aktori ka disa kohë që shoqërohet me Noor Alfallah, e cila është 28 vjeçe.
“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar dhe shumë të pasur. Prej disa kohësh ajo ishte me Mick Jagger dhe më pas u takua me Nicholas Berggruen. Ajo ka disa kohë me Al Pacinon dhe kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem për të, edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Noor shoqërohet shpesh me njerëz të pasur dhe vjen gjithashtu nga një familje e pasur”, thonë disa burime për këtë media.
Dyshja u fotografuan së bashku këtë javë duke darkuar me disa persona të tjerë.
Kjo nuk është hera e parë që Pacino shoqërohet me vajza shumë më të vogla se ai pasi kujtojmë se më herët ka qenë në një lidhje me aktoren izraelite Meital Dohan, me të cilën u nda në vitin 2020. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre dyvjeçare për shkak të hendekut të madh të moshës prej gati katër dekadash mes tyre.