Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski ka thënë se Qeveria pret që procesi gjyqësor që po zhvillohet për rastin “Monstra” të pastroj gjitha dilemat dhe çështjet e hapura që janë në opinion. Sipas prindërve të viktimave të njëjtat biseda, Zaev i ruan në selinë e LSDM-së.
“Qeveria e Maqedonisë thekson se kompetenca e plotë për rastin ‘Monstra’ është në duart e sistemit gjyqësor. Qeveria pret që procesi të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se rezultati final do t’i pastroj gjitha dilemat e hapura në opinion”, ka thënë për portalin SDK, transmeton Shenja, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Ndryshe, gjatë seancës së sotme Goran Nakevski në gjykatë tha se kryeministri Zoran Zaev u ka treguar transkripte nga biseda të përgjuara në të cilat bisedojnë me disa zyrtarë të BDI-së.