Gënjeshtrat nuk do t’ju ndihmojnë që ta mbulojnë turpin e tyre, i kundërpërgjigjet zv.kryeministrja Shekerinska, akuzave të VMRO-së.
11 vite mbajtën në vend rrugën euro-atlantike, ndërsa ne për 2,5 vite treguam se mund ti mbarojmë edhe obligimet e BE-së edhe ato të NATO-s, thotë Shekerinska.
“Është gënjeshtër e kulluar ajo që thonë se unë gjatë javës paskam qenë në udhëtime zyrtare, sepse çdo kush e di se çdo ditë kemi qenë në mbledhjet e Qeverisë, dhe shtabin e krizës. Tash po na akuzonë dikush që për të njëjtën gjë, ato kanë harxhuar edhe nga 3 herë më shumë mjete, por kjo le të mbetët hera e fundit që merem me opozitën, sepse duket qartë qëllimi i tyre se është vetëm për ta defokusuar opinionin për ti zbeh këto suksese të kësaj Qeverie. Kjo Qeveri është shembull për transparencë të harxhimeve zyrtare të funksionerëve të saj, por si duket ata që dinë më së miri të grabisin, ju duken të gjithë grabitës” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.