Akuzat e VMRO-së, Shekerinska: 1 mln eurot, janë nga aktivitetet pro NATO-s


1 milion euro që do të shfrytëzohen për referendum të ndara nga Ministria e mbrojtjes, nuk janë mjete  që janë marrë nga nevojat e ARM-së, por kanë qenë të destinuara për promovim të anëtarsimit në NATO, qartësohet ministrja e mbrojtjes Sheqerisnka. Sipas saj, këto para janë vendosur të shfrytëzohen për referendum  sepse të njëjtat do të ngelnin të pashfrytëzuara deri në fund të vitit.
“Asnjë denarë nga parat e ndara  për ARM nuk ndërlidhet me këto ndryshime. Bëhet fjalë për mjete që janë caktuar për aktivitetet për përkrahjen e integrimit në NATO, që nuk kanë qenë për pjesën e ARMsë dhe logjistikës, dhe është e pandershme të lidhen njëra me tjetrën”, tha Sheqerisnka.
Sheqerinska u është kundërpërgjigjur akuzave të VMRO-së se përkujdeset për gjithçka tjetër, vetëm jo për nevojat e ARM-së. Ajo thotë se akuzat i demanton puna qw po bwhet.
“Pikerisht, shpallja për furnizime publike të makinave ingjinjerike dhe  automjeteve joluftarake  që ka filluar në gusht, është demant më I mirë se Ministria e Mbrojtjes, nuk do ta harxhojë asnjë denar për qëllime të tjera”, tha Sheqerisnka.
Sheqerinka demantoi edhe akuzat se Ministria nuk ua siguron udhëtimin deri te vendi I punës pjesëtarëve të ARM-së si dhe nuk ua paguan kujdestarinë. Ajo  u arsyetua se vetëm për pesë relacione nuk ka kaluar furnizimi publik për shkak se ofertat kanë kërkuar më shumë mjete  nga cka ka ofruar minsitria, ndërkaq për pagesën e kujdestarisë tha se me rregulloren e re, kujdestaria kompenzohet me mëditje, e cila më herët ka qenë kompenzuar me një ditë të lirë pune.Të gjitha problemet sipas Sheqerisnkat, janë trashëguar nga qevrisja e VMRO-DPMNE-së.