Stacey Williams, një ish-modele në një intervistë për gazetën Guardian ka deklaruar se është përqafuar nga Donald Trump në vitin 1993, disa muaj pasi ishte njohur me të nga i ndjeri, Jeffrey Epstein.
Akuzat, janë mohuar me forcë nga fushata e Trump.
Williams tha se asokohe ishte në një njohje me Epstein, ndërsa përqafimi i me Trump ka ardhur pasi dyshja po shëtiste në Nju Jork në vitin 1993. Williams pretendoi se kur Trump e përshëndeti, ai e tërhoqi atë drejt tij dhe filloi ta përkëdhelte, gjë që e tronditi. Ajo e kujton këtë ngjarje si moment të vështirë, pasi teksa Trump e ka përqafuar, ish-presidenti dhe Epstein filluan të buzëqeshnin me njëri-tjetrin. Epstein vrau veten në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin mbi akuzat federale për trafikim seksual.
Një zëdhënëse e fushatës së Trump i quajti akuzat e Williams të rreme.
“Akuzat e rreme si ky janë një dëmtim për gratë që janë vërtet viktima të sulmit, si në të kaluarën e Doug Emhoff”, thuhet në deklaratë.
Fushata e Trump dhe aleatët kanë shfrytëzuar raportet e lajmeve për bashkëshortin e kandidates demokrate Kamala Harris, Doug Emhoff. Emhoff akuzohet së ka pasur një lidhje jashtëmartesore gjatë martesës së tij të parë. Emhoff e ka pranuar lidhjen, duke thënë se ai dhe gruaja e tij e parë asokohe po kalonin periudhë të vështrië.