Akullorja rezulton pozitiv me koronavirus

Një akullore në Kinë ka rezultuar me koronavirus, dhe kjo u konfirmua pasi tre mostra të saj testuan pozitive për virusin.
Autoritetet antipandemike, në Bashkinë Tianjin të Kinës veriore, po gjurmojnë tashmë njerëz që mund të kenë qenë në kontakt me sasinë e cila ishte prodhuar nga një kompani ushqimesh.

Të gjithë produktet e prodhuara nga firma janë vulosur dhe përmbajtur pasi mostrat që ajo dërgoi në qendrën komunale për kontrollin e sëmundjeve këtë javë rezultuan pozitive për koronavirus.