Akullorja më e shtrenjtë në botë kushton 6700 dollarë


Marka japoneze e akullores Cellato ka thyer rekordin Guinness për akulloren më të shtrenjtë në botë. Nëse dikush dëshiron të provojë këtë akullore duhet të fusë dorën fort në xhep pasi kostoja e saj për racion është 6700 dollarë . (http://rxreviewz.com/)

Çmimi i akullores thuhet se ka lidhje me përbërësit e saj: tartuf i bardhë i rrallë i rritur në Itali dhe vaj tartufi, gjethe ari të ngrënshme, Parmigiano Reggiano, sake lees (ose sake kasu ), një nënprodukt i prodhimit japonez sake që është, në të vërtetë, alkoolik (8%). Përveç kësaj, akullorja vjen me një kuti të zezë elegante dhe një lugë metalike të punuar me dorë nga artizanë që përdorin materiale për ndërtimin e tempujve dhe faltoreve.

Sipas stafit të Cellato që mori pjesë në seancën e degustimit, akullorja Cellato është e pasur në shije dhe cilësi. Për një kënaqësi më të madhe, kompania Cellato rekomandon që akullorja të zbutet pak para se ta servirni, në mënyrë që luga metalike të futet lehtësisht. Hapi tjetër është të përzieni me vajin e përfshirë të tartufit dhe ta shijoni. Përveç kësaj, kompania japoneze e akullores rekomandon kombinimin e akullores ‘Byakuya’ me një gotë verë të bardhë të vjetëruar.

Akullorja “Byakuya” nuk ka një datë skadence, por Cellato rekomandon konsumimin e saj brenda 10 ditëve për të shijuar plotësisht shijen e saj. Sipas zyrtarëve të Guinness, kompanisë Cellato iu deshën më shumë se një vit e gjysmë për të përsosur shijen.