Akulloret “Milka” dhe “Kit Kat” janë tërhequr nga shitja, ata që kanë blerë të mos i hanë pasi nuk janë të sigurta

Akulloret “Kit Kat” dhe “Milka” prej sot tërhiqen nga shitja pasi janë të pasigurta për shëndetin e qytetarëve. Gjatë kontrollit të Agjencisë për ushqimit dhe veterinari (AUV), në depot e importuesit ALMA M u konstatua se produktet përmbajnë oksid etileni i cili është rre*zik potencial për shëndetin e njerëzve.
Bëhet fjalë për akullore “shkop kit kat”, “milka vanillë dhe çokollatë” dhe “milka çokollatë me shkop lajthie”.

“Produktet e sipërpërmendura, në sasi prej 3.080 litra dhe 30.064 copë, gjatë kontrollit nga shërbimet inspektuese të AUV -së, u gjetën në magazinën e importuesit. Akullorja e pasigurt është vendosur nën mbikëqyrjen zyrtare, gjegjësisht ndalohet vendosja e saj në treg. Konsumatorët e fundit që kanë blerë produktet e mësipërme me numër serik/lot, u bëjmë thirrje që të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë në vendin ku i kanë blerë, ose t’i zdukin pa bërë dëm”, thonë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.