Aktorja e njohur e quan veprimin e Smithit si gjëja më e bukur që ka parë: Ka ende burra që e mbrojnë gruan e tyre

Aktorja e njohur e quan veprimin e Smithit si gjëja më e bukur që ka parë: Ka ende burra që e mbrojnë gruan e tyre

Aktorja e njohur, Tiffany Haddish ka reaguar ndaj gjestit të Will Smith i cili goditi Chris Rock -un në ceremoninë e 94-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë.

Haddish momentin e diskutueshëm e quajti si një veprim të bukur që një mashkull del në mbrojtje të partneres së tij.

“Kur pashë një burrë me ngjyrë të ngrihej për gruan e tij. Kjo do të thoshte shumë për mua”, tha Haddish, 42 vjeç, për People në Governors Ball pas ceremonisë.