Aktorja e njohur e filmit “Twilight” fejohet me të dashurën e saj pas 2 vitesh së bashku

Kristen Stewart i ka thënë po propozimit të së dashurës së saj, Dylan Meyer. Aktorja 31 vjeçare e bëri me dije lajmin në Howard Stern të martën, teksa promovonte filmin e saj të ri Spencer, në të cilin luan rolin e Princeshës Diana.

“Ne po martohemi, do ta bëjmë plotësisht. Doja të më propozonin, kështu që mendoj se kam gdhendur shumë qartë atë që doja dhe ajo e gjeti atë. Ne po martohemi, po ndodh.” tha aktorja.

Ata u zyrtarizuan lidhjen e tyre në tetor 2019. Lajmi për fejesën e tyre vjen pas më shumë se një viti kur Stewart tha se mezi priste t’i propozonte për martesë Meyer. “Unë mendoj se gjërat e mira ndodhin shpejt.”, tha ajo.

Kristen ka qenë e lidhur dhe me Robert Pattinson, me të cilin luajti në filmin Twilight. Pasi i dha fund marrëdhënies me Pattinson, ajo filloi të shoqërohej me gra.