Falenderoj zotin që i përkas fesë islame, fe kjo që rreptesisht ndalon përfshirjen në luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Që na udhëzon ta jetojmë këtë jetë me besim, dashuri dhe kurajë.
Na mëson gjëra që na duhen t’i dijmë, dhe atë butësisht.
Na mëson që është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh dikë.
Na mëson të jemi të mirë me njerëzit, t’i qëndrojmë sa me larg zilisë, dhe të kemi një buzëqeshjeje te çiltër,të bashkëjetojmë me tolerancë fetare pa bërë asnjë diskriminim apo paragjykim ndaj besimeve të tjera.
Na mëson si të qeshim kur të jemi të trishtuar, dhe se të derdim lot nuk është aspak turp.
Na mëson të zbulojmê mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu ti japim kohën e mjaftueshme për të lundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër.
Na mëson të dëgjojmë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisim të gjithë në sitën e së vërtetës dhe të marrim veç të mirën prej tyre,se si të shesim talentin dhe zgjuarsinë tonë tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojmë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.
Na udhëzon të kemi besim sublim te vetvetja, sepse atëherë do të kemi gjithmonë besim sublim në Zotin tonë.
Zot i madh na ruaj nga propaganduesit islamit duke u thirrur si dietarë.
Zoti është më i madhi. – ka shkruar Katrati ne Facebook.