Aktori i njohur vr*et ak*sidentalisht fotografen dhe pl*agos regjisorin gjatë xhirimeve

Aktori i njohur, Alec Baldin vr*au aks*identalisht me ar*më drejtoreshën e fotografisë dhe pl*agosi regjisorin gjatë xhirimeve të një filmi Western.
Zyrtarët e policisë në qarkun Santa Fe në New Meksiko ata që bënë me dije se drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan të enjten gjatë xhirimit të filmit “Rust”.

42 vjeçarja Hutchins, u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të New Meksikos, ku më pas u deklarua e vd*ekur nga personeli mjekësor, njoftuan autoritetet.
Souza, 48 vjeç, u dërgua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent, ku edhe po trajtohet aktualisht për pl*agët që mori nga pl*agosja.

Prodhimi i filmit në fjalë është ndërprerë.
Një zëdhënës i aktorit Baldwin tha gjithashtu se gjatë setit të xhirimeve ndodhi një ak*sident për shkak të shkrepjes së një ar*më “mbështetëse, me hapësira boshe”.
Gazeta “Santa Fe New Mexico” raportoi se 68 vjeçari Alec Baldwin u pa të enjten jashtë zyrës së policisë, i përfshirë në lot. Përpjekjet e gazetarëve për të marrë ndonjë deklaratë prej tij ishin të pasuksesshme.

Sipas të dhënave në faqen e saj personale, Halyna Hutchins ishte me origjinë nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. Ajo studioi gazetari në Kiev dhe kinematografi në Institutin Amerikan të Filmit në Los Angeles. Ajo u cilësua një “yll në rritje” nga revista “Kinematografia Amerikane” në vitin 2019.

Ajo ishte drejtoreshë e fotografisë në filmin aksion “Archenemy” të vitit 2020, me regjisor Adam Egypt Mortimer.
“Jam shumë i trishtuar për humbjen e Halyna. Si edhe tepër i indinjuar që kjo gjë mund të ndodhë në një set xhirimesh. Ajo ishte një talent brilant, absolutisht e përkushtuar ndaj artit dhe filmit”, tha Mortimer në një postim në Twitter.