Aktori i njohur turk publikon foto nga Shqipëria, shkruan edhe disa fjalë shqip

Almeda Abazi, edhe këtë verë nuk mungoi për pushime në trojet shqiptare.
Abazi, e cila jeton dhe vepron në Turqi, rreth një muaj më parë po shijonte pushimet në Dhërmi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e popullarizuar, Tolgahan Sayisman.

Së fundmi ka qenë Tolga ai i cili ka ndarë një imazh të çiftit nga bregdeti shqiptar, ku duket se kanë kaluar një kohë të mrekullueshme.
“Zemra ime”, ka shkruar në shqip artisti i cili tashmë duket se ka mësuar shumë fjalë në sajë të bashkëshortes.
Të njëjtit tanimë janë prindër të dy fëmijëve: djalit Efehan dhe vajzës Alina.
Ata janë bashkë që shumë vite, ndërsa kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017.

https://www.instagram.com/p/CUX7s2utfp5/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bd5100e3-a60a-4b7c-93a6-9ebd0d021e8e