COVID-19 po godet industrinë e filmit në Turqi. Pandemia COVID-19 po ndikon që të shtyhen xhirimet e shumë projekteve filmike edhe në Turqi, shkruan lajmi.net.
Së fundi, bëri bujë lajmi se u infektua aktorja që e njohim si Hazall, ndërsa tani mësohet se edhe një tjetër emër është infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për Mert Ramazan Demir, i cili sipas medieve turke bëri që të ndërprehen xhirimet e serialit. Mert njihet për rolin që kishte në “Çukur” si dhe për disa role në projekte tjera filmike.