Arnold Schwarzenegger ka postuar një video-mesazh në Tëitter, përmes së cilës u ka kërkuar rusëve të tërhiqen nga narrativa pro-luftës të paraqitur nga qeveria ruse. Në një video që zgjat më shumë se nëntë minuta – e cila ka mbi 3 milionë shikime – Schwarzenegger flet për dashurinë e tij për Rusinë dhe kujton udhëtimet e realizuar në Rusi.
Ylli i filmit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë u thotë rusëve se “nuk po u thuhet e vërteta për pasojat e kësaj lufte” dhe i informon se “bombat po bien mbi civilët e pafajshëm”.
I love the Russian people. That is why I have to tell you the truth. Please watch and share. pic.twitter.com/6gyVRhgpFV
— Arnold (@Schwarzenegger) March 17, 2022