Aktori Enver Petrovci: Albin Kurti po mendon për Kosovën, është shumë larg prej tjerëve

Aktori dhe Regjisori, Enver Petrovci, ka folur fjalë të mëdha për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

“Albin Kurti po mendon për Kosovën. Ky është shumë larg prej tjerëve, mos kërkojnë këta (opozita) me shku zgjedhje se krejt kanë me u zhduk. Shumë shpejt Kosova do të jetë me dy parti, edhe populli është bërë më i urtë politikisht”, tha Petrovci në T7.

Ai tha kërkon nga kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani të vazhdojnë siç janë.

“Askush nuk ja thotë ku e ka gabimin, veç po na prish punët me Amerikën, cili është ai shqiptar që na prish me Amerikën”, tha Petrovci, duke thënë se shqiptarit në Kosovë nuk i thuhet anti-amerikan.

“Nuk ekziston shqiptar anti-amerikan”, tha tutje Petrovci.