Aktivistja shqiptare arr*estohet me gjys ton d*rogë

Jona Mullaraj, 36 vjeçarja e arr*estuar në Itali nën ak*uzën e tra*fikut të dr*ogës, në të njëjtën kohë ishte një aktiviste në lu*ftën kundër lë*ndëve nar*kotike. Sipas mediave italiane, në fillim të këtij viti, e reja nga Shqipëria mori pjesë në një aktivitet që kishte pikërisht në fokus luftën kundër tr*afikut të dr*ogës.

Aktiviteti është zhvilluar në zonën e Groane Park në Lombardia ku morën pjesë dhe një sërë personalitetesh politike, duke përfshirë dhe Presidentin e Rajonit, Attilio Fontana.
Lidhur me arr*estimin e 36 vjeçares, ka folur dhe nënkryetari i bashkisë së Lombardisë, Dante Cattaneo. Për mediat italiane, ai shprehet se ka mbetur i surprizuar nga ak*uzat e ngritura ndaj saj.
Ai thotë se Mullaraj ka qenë gjithmonë në takimet e zhvilluara në këtë rajon për lu*ftën kundër d*rogës.

“Ajo ishte një person shumë normal, nuk më bëri kurrë të dyshoja për diçka. Ajo merrte pjesë dhe në mbledhjet e këshillit bashkiak përpara pandemisë, kur ishte e hapur dhe për qytetarët e thjeshtë. Nëse e thërrisje, ajo vinte gjithmonë” – tha Cattaneo.

Hetimet e karabinierëve filluan pranverën e kaluar kur pronari i një ndërtese në Cesano Maderno kishte denoncuar vj*edhjen në një garazh. Kur efektivët shkuan në garazh, gjetën dhe sekuestruan 450 kg ka*nabis.
Vjedhja e garazhit ishte inskenuar nga një 45-vjeçar, që dyshohet se është bashkëpunëtori i Jona Mullarajt. Sipas mediave fqinje, 45-vjeçari e ka tradhëtuar shqiptaren, e cila nga informacionet paraprake dyshohet se duhet ta ruante lëndën narkotike.