Aktive janë 4079 raste me Kovid 19, prej fillimit të epi*demisë deri më tani vd*iqën 445 persona


Për momentin, në vend janë aktive janë 4079 raste të të inf*ektuarve me Kovid19. Prej fillimit të ep*idemisë, deri më tani vdi*qën 445, ndërsa u shëruan 5145 persona. Gjithsej janë regjistruar 9669 persona të in*fektuar. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 91015 testime për Kovid19.Akoma janë në fuqi masat për mbajtje të mbrojtjes në pjesën rreth gojës dhe hundës, mbajtja e distancës dhe mosgrupimi. Megjithatë, siç theksojnë edhe kompetentët gjithnjë e më pak po respektohen rekomandimet ndërsa numri i të infe*ktuarve nuk po zvogëlohet. Në periudhën e fundit pasi që u hoqën pothuajse të gjitha restriksionet dhe u vendosën protokolle për funksionim çdo ditë po shënohen mbi njëqind raste të reja me Kovid19.

Krahas grupimeve, janë vërejtur edhe tubime më të mëdha, si dasma, që është e ndaluar në këtë periudhë. Qytetarët kanë mendime të ndara, disa konsiderojnë se nevojitet sërish vendosje e restriksioneve si ora policore ndërkaq disa të tjerë janë të mendimit se me masat nuk është arritur efekti i nevojshëm dhe se vendimtar është vetëdijesimi i njerëzve.