Aktive 761 raste të të sëmurëve me koronavirus, është barazuar kurba e epidemisë, por masat duhet të respektohen

Për momentin janë 761 raste aktive të të sëmurëve me koronavirus, janë shëruar 589 persona, ndërsa kanë vdekur 71. Nga fillimi i krizës së koronavirusit, deri më tani janë regjistruur 1.421 të sëmurë, ndërsa në vend janë bërë gjithsej 15.771 testime të Kovid-19. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se me të gjitha masat deri tani e kemi barazuar kurbën e epidemisë, duke bërë apel se restrikcionet e deritanishme detyrimisht të respektohen.

“Analizat aktuale tregojnë në atë se faktori i transmetimit të Kovid-19 në përgjithësi në vendin tonë është nën 1, megjithatë po bëjmë analiza të hollësishme për rajone të caktuara në vend dhe po presim edhe disa ditë të tjera për të parë se si do të jetë trendi i të diagnostikuarve të rinj. Me të gjitha masat deri tani e kemi barazuar kurbën e epidemisë, nuk e kemi rënduar sistemin shëndetësor. Kemi pasur një numër linear të rasteve me koronavirus dhe çdo ditë kemi një numër të ri të të shëruarve”, deklaroi Filipçe.

Siç vlerësoi ai, ne jemi shteti i cili me kohë vendosi masa, me kohë u përgatit, reagoi mirë, ka rezultate të mira dhe është në rrugë të mirë drejt asaj që t’i dimensionojë masat ashtu siç duhet, e gjithë ekono(MEDIAL) tjetër të punojë, ndërsa sistemi shëndetësor paralelisht të përballet me ndonjë zgjidhje tjetër, që për shkak të këtyre masave do të ishte më i butë.

Lidhur me shërimin, ministri tha se në botë deri më tani nuk ka asnjë formë universale të shërimit të pacientëve të infektuar me Kovid-19.

“Nuk ka një qasje universale në mjekimin sepse sëmundja KOVID-19 ka shumë manifestime të ndryshme të problemet më të lehta dhe madje deri në gastrointestinale, përmes një formë të lehtë të formës së ftohjes, formës së mesme kur komprometohet frymëmarrja rëndë dhe më e rënda kur pacientët janë të varur nga aparati për frymëmarrjeje. Bëhen kombinime të ilaçeve për shkak se pësojnë më shumë organe”, tha Filipçe.

Kjo, theksoi ai, është diçka që mjekët e përcaktojnë gjatë trajtimit, sepse përkufizimi i terapisë paraprihet nga shumë analiza siç janë analizat e gjakut, fotografitë rentgene të mushkërive, eko, …

Ministri bëri apel për respektim të masave dhe theksoi se numrat e të sëmurëve të rinj janë më të vogla nga javët paraprake dhe se pas një jave do të shihet se trendi i këtillë do të vazhdojë pas çfarë do të sigurohet se ka klaster të fshehur i cili do të paraqitet.

Ai potencoi se duhet detyrimisht të mbahet maskë mbrojtëse për fytyrën, ashtu siç është përcaktuar në ambient të mbyllur apo në ambient të hapur nëse nuk mund të mbahet distanca e rekomanduar prej dy metrave.

Ai tha se pritet në vjeshtë të ketë kulm të sërishëm të koronavirusit, për shkak se ai nuk do të zhduket.

“Atëherë mund të jetë situata edhe më e kompleksuar, pasi do të kemi pacientë tjerë me grip sezonal, të cilët do t’i ngarkojnë sektorët e njejtë, që tani i trajtojnë këto pacientë, pasi ato janë ato institucione të cilët i trajtojnë pacientët e tillë. Jo vetëm ne, por tërë bota do të jetë shumë më e gatshme për kulmin e ardhshëm, tha Filipçe.

Seriozisht, tha ministri, do të përgatitemi në mënyrë shtesë në këtë periudhë, në të cilën shpresojmë se po zbutet epide(MEDIAL) në kuptim të sistemimit të nëpunësve shëndetësor, kapaciteteve, pajisjes, e tjerë, se nuk do të jetë, as që mund të jetë e tillë situata, siç ishte në fillim të kësaj epidemie, kur normalisht askush nuk e ka pritur tërë këtë.

“Tani për tani nuk dimë. Mbetet vetëm t’i ndjekim numrat, të bëjmë analiza dhe të shohim nëse faktorë tjerë do të ndikojnë në hapjen e virusit. Kryeministri i Greqisë e paralajmëron publikimin e masave, për atë se si do të punojnë kapacitetet e tyre hotelierike, çka dhe si mund të bëjnë gjatë muajve të verës, do të hapen kufijtë, do të ketë udhëtime”, tha Filipçe, dhe shtoi se është i sigurtë se sërish do të ketë masa të ndryshme, në pajtim me mbledhjen e të gjitha vendeve – anëtare të rajonit evropian të Organizatës botërore të shëndetësisë.