Aktgjykimi për rastin “Reket” në sallën e madhe të Gjykatës Supreme

Aktgjykimi për rastin “Reket”, do të publikohet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Gjykata Penale në Shkup, prej ku shtojnë se ky vendim është sjellë me kërkesë të gazetarëve.

Në seancën e nesërme gjyqësore të fundit për rastin “Reket”, pritet të marrin pjesë numër i madh i ekipeve mediatike. Për herë të parë në historinë e shtetit do të publikohet aktgjykim kundër një prokurori, gjegjësisht kundër ish prokurores speciale publike, Katica Janeva.