Prokuroria publiike në Strugë ndjekë tre mjekë për veprën penale – vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, pas skandalit, kur gjatë dhënies së ndihmës mjeksore lehonës nga Dibra i hoqën mitrën, veshkën dhe vezorën.
Prokuroria vlerëson se tre mjekët e akuzuar si – specialist gjinekolog akusher, specialist i gjinekologjisë dhe akusherisë dhe mjek – gjinekoog akusher, të gjithë të punësuar në instituti shëndetësor publik – Qendra medicinale – Strugë, gjatë dhënies së ndihmës mjekësore kanë aplikuar një mjet dhe metod duskhëm të papërshtatshme të mjekimit ndaj pacientit me çka kanë shkaktuar përkeqsim të gjendjes së saj shëndetësore.
“Lehona është pranuar më 27.08.2020 për lindje në repartin gjinekoogjik, sepse ka qenë në javën e 40-të të shtatzanisë. E ka pranuar i akuzuari i parë i cili e ka trajtuar si paciente gjatë gjithë shtatzanisë dhe ka sjell vendim që lindja të bëhet me prerje cezariane. Gjatë operacionit ka asistuar i akuzuari i dytë, por gjatë realizimit të prerjes cezariane ata kanë dëmtuar arterien renale të majtë. Si rezultat i këtij dëmtimi ka ardhur deri te përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të pacientes, e cila ka qenë jostabile, por edhe pëkrah kësaj të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për përcaktimin e arsyeve të përkeqësimit të gjendjes së saj. Me terapinë që i kanë dhënë kanë përkeqësuar në mënyrë shtesë gjendjen e pacientes dhe janë vonuar me reagim, për çka ajo pësoi humbje të madhe të gjakut dhe ra në gjendje shoku”, kumtoi Prokuroria.
Më tej thuhet se, në kushte të tilla, i akuzuari i parë me asistencë të të akuzuarit të tretë kanë vendosur të kryejnë operacion të ri që të ndaojnë gjakderdhjen, t’ia heqin mitrën dhe vezoren e majtë edhe pse në këtë organe nuk ka pasur asnjë ndryshim apo lëndim. Me që edhe pas mbyljes së pacientes gjakderdhja nuk është ndalur, ata kanë vendosur edhe për një operacion të ri me çka kirurgët kanë zbuluar se, gjakderdhja vjen nga dëmtimi i arteries renale, të shkaktuar nga prerja cezariane. Për shkak të pamundësisë që të rikuperohet arteria renale, ajo është dashur të fashohet dhe të hiqet veshka e majtë me qëllim që të shpëtohet jeta e të dëmtuarës.
“Kur është bërë ajo dhe është ndalur gjakderdhja, pacientja është dërguar për mjekim në Kinikën Shtetërore “Nënë Tereza” në Shkup”, thuhet në kumtesë./Portalb.mk/