Aktakuzë ndaj të riut nga Kondova e Sarajit që sulmoi policët

Prokuroria themelore publike-Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj 18 vjeçarit nga Shkupi i cili ka sulmuar punonjësit policorë gjatë orës policore.

Ai akuzohet në bazë të paragrafit 2 nga nenin 383 që ka të bëjë me sulmin ndaj zyrtarëve gjatë kryerjes së detyrës, dhe në bazë të paragrafit 1 nga neni 206 i Kodit Pendal, për mosrespektimin e masave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.

I akuzuarit 18 vjeçar, në hyrje të fshatit Kondovë, kishte sulmuar fizikisht punonjësit policorë që gjendeshin në pikën policore gjatë orës policore. Ai gjithashtu për të kërcënuar policët, kishte përdorur edhe një armë plastike, që ngjante në armë të vërtetë, raportojnë nga MPB-ja.