Aktakuzë ndaj deputetit Milaim Zeka për mashtrim e pastrim parash

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ndaj deputetit Milaim Zeka dhe dy personave të tjerë për mashtrim, shmangje nga tatimi dhe pastrim i parave.
Sipas aktakuzës të pandehurit, I.K dhe M.Z., që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht të pandehurit e lartcekur më 02.06.2016, kanë regjistruar biznesin, si agjencion punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që të pandehurit I.K dhe M.Z., kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune.

Gjithashtu, të pandehurit I.K., M.Z dhe E.K., kanë kryer veprën penale “pastrimi i parave”, transmeton Klan Kosova.