Aktakuza u konfirmua më 26 tetor: Gjyqtari kumton 10 akuzat që rëndojnë mbi Rexhep Selimin

Deputeti dhe ish-Drejtuesi i Operacioneve të UÇK’së, Rexhep Selimi aktualisht po paraqitet para Dhomave të Specializuara, ku gjyqtari tha se aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 26 tetor.

Gjyqtari ka thënë se mbi Selimi rëndojnë gjithsej dhjetë akuza, gjashtë prej tyre kundër njerëzimit dhe katër si krime lufte.

“Më 26 tetor u konfirmua aktakuza ku përmbahen 6 akuza për krime kundër njerëzimit, përkatëisisht pëndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë dhe vrasje, zhdukje me forcë e personave. Katër akuza për krime lufte, për ndalim arbitrat, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.”, ka thënë ai.

Ndryshe, Selimi të mërkurën në mbrëmje njoftoi se ka një aktakuzë të konfirmuar kundër tij, teksa vetëm një ditë pas u nis për në Hagë.