Arrestimet dhe bastisjet në zonën e Shkupit kanë të bëjnë me tregtinë e paautorizuar të trashëgimisë kulturore.
Aksioni po zhvillohet me kërkesë të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe përveç dhjetëra të arrestuarve janë përfshirë edhe disa kompani me seli në Shkup.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme do japë më shumë informacion gjatë ditës, kur do të përfundojë i gjithë aksioni.