Aksioni Brezovica – Bastiset autosalloni me vetura milionëshe në Çagllavicë

Policia e Kosovës me urdhër të prokurorisë Themelore të Ferizajt ka zbarkuar tek lokalet e “Auto Sallonit Lipjani” që ndodhet në Çagllavicë, mëson Insajderi nga burimet e saja.

Në kuadër të një aksioni që ka ndërmarr sot ne tri komuna, Ferizaj, Vushtrri dhe Prishtinë janë bastisur rreth 21 auto sallone, shtëpi e lokale.

Ndër to është edhe “Auto sallon Lipjani”. Pronar i këtij salloni është Mahir Arifi.
Insajderi mëson se këtij i janë sekuestruar rreth 10 vetura, njëra ndër to është një veturë me çmim rreth 500 mijë euro.
Gazeta ta kontaktuar autosallonin por sapo ka mësuar pyetjen ai ka ndërprerë telefonatën.