Ak*sioni anti-dr*ogë në Shkup, Ruskoska: Po kërkohen edhe disa persona

Prokurorja për Kr*im të Organizuar dhe Ko*rrupsion, Villma Ruskovska gjatë ditës së sotme ka dhënë disa informacione nga ak*sioni anti-dr*ogë që po zhvillohet sot në disa rajone të Shkupit. Prokurorja Ruskoska tha se ak*sioni po vazhdon dhe se po kërkohen edhe disa persona.
Në lidhje me: Konfiskohet dr*ogë, makina dhe para, dhjetëra të arr*estuar në rajonin e Shkupit.

“Kemi mbledhur dëshmi për gati se një vit. Janë zbatuar masa të posaçme he*timore, si përgjim i komunikimeve në telefon si dhe përcjellje. Aktualisht janë arr*estuar 21 persona që gjenden në disa satacione të policisë. Ende kërkohen disa persona”, tha mes tjerash Ruskoska.
E pyetur nëse personat në fjalë dy*shohen edhe për pastrim parash, Ruskoska tha se nga e hëna do të nisin edhe he*timet financiare.

“Kishim fr*ikë që mos të na dë*shtojë i gjithë ak*sioni, por nga e hëna iu siguroj që do të nis edhe he*timi financiar”, tha Ruskoska.
Prokurorja Ruskoska tha se për momentin nuk ka polic të arr*estuar që kanë bashkëpunuar me të arr*estuarit, por që do të he*tohet në bazë të ekspertizës së telefonave të kon*fiskuar.

“Për momentin nuk ka zyrtarë të policisë të përfshirë, por do të shohim më tej. Do të kryhet ekspertizë në telefonët që janë kon*fiskuar dhe në rast se gjendet komunikim, sigurisht që do të hetohen edhe zyrtarë, natyrisht nëse gjejmë dëshmi”, deklaroi Ruskovska.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme po zhvillohet ak*sion në Gërçec, Gazi Babë, Çair dhe Hasanbeg, ku janë arr*estuar 21 persona, ndërsa është sek*uestruar dr*ogë, makina, para dhe telefona. Ak*sioni po udhëhiqet nga Prokuroria për Kr*im të Organizuar dhe Korr*upsion.