Policia e ndërpreu një transport marihuane, me peshë të përgjithshme prej 25,3 kilogramë, me vlerë prej 50.000 eurosh, me ç’rast nga liria është privuar M.A.(63), D.K.(45) dhe J.K.(82).
Aksioni është zbatuar dje nga nëpunësit policorë nga Sektori për polici kriminalistike – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në bashkëpunim me Agjencinë për siguri nacionale, Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz, SPB Shkup dhe DPB Shën Nikollë, pas hetimit të zbatuar në koordinim me Prokurorin Publik nga PTHP për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjatë janarit 2022 i denoncuari i parë M.A. e ka furnizuar drogën dhe e ka angazhuar D.K. më 24.01.2022 me rent-a-kar automjet “Ford Fokus”, me targa të Shkupit, e ka transportuar në një shtëpi uikendi në vendin Golievë në Mirkovc, të marrë me qira nga i denoncuari i parë. Më 25.01.2022, pasi M.A. ka dakorduar shitblerjen e 10 kilogram marihuanë në fshatin Vasilevë të Strumicës, i ka angazhuar D.K. dhe J.K. për ta transportuar drogën me automjetin “Ford Fokus” në shtëpinë e uikendit në fshatin Vasilevë, ndërsa M.A. me pjesën tjetër të drogës, me automjetin motorik “Shevrolet Kalos” me targa të Shkupit është drejtuar drejt Shkupit.
“Në të njëjtën ditë, në autostradën Shkup – Shtip, në afërsi të vendit “Preod” nga nëpunësit policorë gjatë kontrollit të kryer të automjetit “Ford Fokus”, me targa të Shkupit, të drejtuar nga D.K., ku si bashkëdrejtues ka qenë J.K. në pjesën e pasme janë gjetur një thes me marihuanë në sasi të përgjithshme prej rreth 10 kilogramë edhe atë çantë me mbetje të marihuanës, ndërsa tek personat janë gjetur para në valuta të ndryshme dhe bankënota. Më pas, dy persona janë privuar nga liria”, kumtoi Suzana Pranjiq Talevska, zëdhënëse e MPB-së.
Rreth orës 14.00 në rrugën “Magjistralja e Adratikut”, sqaroi ajo, nga nëpunësit policorë është bërë kontroll i automjetit motorik “Shevrolet Kalos”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A., me ç’rast në bagazh janë gjetur një çantë me 30 paketime marihuanë, disa pako me marihuanë, dy peshore digjitale me mbetje të marihuanës, në sasi të përgjithshme prje mbi 15 kilogram. Edhe M.A. është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor.
Njësiti për tregti të palejuar me drogë dhe armë në kuadër të SPB Shkup në Prokurorinë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup shtroi padi penale kundër M.A., D.K. dhe J.K., për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhim të pautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë” të ndëshkueshme sipas nenit 215 paragrafi 3 i Kodit Penal.