Aksion në Tetovë ndaj drejtuesve të automjeteve

Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje (20-tetor) nga ora 06:00 deri në ora 11:00 kanë kryer aksion kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve, nëse dhe sa i respektojnë obligimet ndaj këmbësorëve informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 14 shkelje (TE-10 dhe GV-4). Numri më i madh i shkeljeve (11) ka të bëjë me moslejimin e kalimit të këmbësorëve nëpër vendkalimet e shënuara të këmbësorëve, si dhe janë sanksionuar 13 lloje të tjera të trafikut të këmbësorëve (TE-6 dhe GV-7). Për të gjithë kundërvajtësit janë përgaditur urërpagesa adekuate për kundërvajtje dhe për këtë lloj kundërvajtjeje do të përballen me gjoba nga 200 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa për mosdhënje përparësi kalimi këmbësorit në vendkalim të shënuar parashihet pezullim i përkohshëm i patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë rikujton drejtuesit e mjeteve që gjithmonë t’u japin përparësi kalimit të këmbësorëve, veçanërisht në vendkalimet e shënuara, udhëkryqet dhe kur lëvizin në rrugë që nuk kanë trotuare të formësuara. Nga ana tjetër, këmbësorët këshillohen të kenë kujdes ku kalojnë rrugët dhe të mos lëvizin e të ndalojnë në rrugë.TS