Një aksion i Lëvizjes Vetëvendosje, ka përfunduar me përleshje të aktivistëve të VV-së me Policinë Kosovës.
Aktivistët e VV-së kanë sulmuar me ngjyrë stacionin policor në qendër të Prishtinës.
Shkak për këtë aksion të VV-së sipas aktivistëve ka qenë rasti i vrasjes së bashkëshortes dhe vajzës nga burri në Gjakovë.
Policia e Kosovës është parë duke arrestuar disa aktivistë por që nuk dihet numri i tyre i saktë.