Me datë 09.01.2025 në periudhën nga ora 02.50 deri në ora 04.00, zyrtarë policorë nga NjP Gallatë kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik përgjatë autostradës Tetovë-Gostivar në atarin e fshatit Zubovcë tëGostivarit, ku si person përgjegjës ishte R.B. (50) nga Gostivari. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe ndaluar pesë shtetase të huaja (tre nga Republika e Shqipërisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Kosovës), të cilat kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin. Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme.
Ballina Lajmi i Dites Aksion i policisë në një objekt hotelierik në autostradën Tetovë-Gostivar, ndalohen 5...