Aksion i policisë në një bar nate në Zhelinë të Tetovës, arrestohet 18 shtetase të huaja nga shtete të ndryshme

MPB ka njoftuar se me 04.07.2024 nga ora 01 deri në ora 04, oficerët e policisë nga SPB Tetovë kanë kryer një aksion kontrolli në një klub nate në fshatin Zhelinë të Tetovës, me qëllim zbulimin e shtetasve të huaj me qëndrim të parregullt në zonë ose abuzim të qëndrimit.

Gjatë këtij aksioni janë kapur dhe arrestuar 18 shtetase të huaja të moshës nga 24 deri në 26 vjeç, përkatësisht: dy nga Serbia, shtatë nga Ukraina, dhjetë nga Shqipëria, dhe është arrestuar edhe një mashkull 46-vjeçar nga Shqipëria, të cilët qëndronin në zonë në kundërshtim me qëllimin e tyre, pra nuk kishin dokumentacion të duhur.
Ata janë mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, pas së cilës do të ndiqen procedurat përkatëse.