Aksion i policisë në një bar nate në Ohër, policia kërkon drogë me qen të trajnuar


Pjesëtarët e forcave speciale dhe të Departamentit për luftën ndaj narkotikëve kanë nisur sot në mëngjes një aksion në një lokal që ndodhet në bulevardin “Turistiçka” në Oher.

Policia është në vendngjarje, por ende nuk është e qartë se për çfarë lloj aksioni bëhet fjalë dhe cila është objekti i kontrollit.

Sipas informacionit të pa konfirmuar, dyshohet se bëhet fjalë për një kontroll për gjetjen e substancave narkotike, pasi janë angazhuar edhe qen policorë në këtë aksion. Nuk përjashtohet as mundësia që të bëhet fjalë për një kontroll të personave, duke pasur parasysh se lokali është një strip-bar ku punojnë kryesisht persona të huaj.