Aksion i policisë në një bar nate në Çegran të Gostivarit, kapen gjashtë shtetase të huaja, arrestohet roja, pronari ikë me vrap

Më datë 01.08.2024, nga ora 01:50 deri në ora 04:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bazë të planit të përgatitur, kanë kryer kontroll aksion në një objekt hoteliere në Çegrane të Gostivarit, në pronësi të B.N (42) nga Çegrani. Gjatë kontrollit janë ndaluar gjashtë shtetase të huaja (nga Republika e Serbisë dhe Republika e Shqipërisë) të moshës 23 deri në 35 vjeç, të cilat kanë tentuar të arratisen, por janë ndaluar në tentativë, dhe janë arestuar për shkak të qëndrimit të parregullt. Është privuar nga liria edhe A.M.(29) nga Forina e Gostivarit, i cili ka punuar si roje në objekt, ndërsa pronari B.N. është larguar me vrap dhe po merren masat për gjetjen e tij. Pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse.