Aksion i madh policor në Shtërpcë – Detajet rreth këtij aksioni

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari bashkë me prokurorin e çështjes Rasim Maloku, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, kanë dhënë detaje për aksionin e zhvilluar sot në komunën e Shtërpcës. Në konferencë u tha se nga ky aksion janë vënë në pranga 10 persona, teksa janë sekuestruar 61 mijë euro dhe monedha të tjera si: dollarë, franga zvicërane, lekë etj. Përveç kësaj në konferencë u bë e ditur se janë sekuestruar edhe 8 vetura në vlerë prej 300 mijë euro, armë zjarri, telefona.

Kryeprokurori Jashari tha se gjatë aksionit janë bastisur 11 lokacione, në Ferizaj, Prishtinë dhe Shtërpcë.
“Janë sekusetruar para, armë vetura, dokumente. Janë bastisur dy zyre të kuvendit komunal të Shtërpcës si ajo e katastrës dhe urnbanizmit. Janë ndaluar ish -kryetari i komunës së Shtëprcës, drejtori I gjeodezisë dhe urbanizimit, inspektorë komunal pronarë të kompanive të ndërtimit, disa qytetarë, për kepqërdorim të detyrës zyrtare marrje dhe dhënië të ryshfetit”, tha Jashari.

Ndërsa, prokurori Rasim Maloku tha se në këtë çështje askush s’do të jetë i paprekshëm.
“Hetimet në vitin 2019, është ngritë një aktakuzë ndaj 10 personave, në vitin 2020 kemi filluar hetim të ri ndaj 10 personave, tani kemi zgjedhur hetimin edhe ndaj personave tjerë nën dyshimin për korrupsion, marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi etj. Në këtë çështje do të vazhdojmë edhe më tutje dhe askush nuk do të jetë i paprekur”, tha ai.

Nga policia thanë se janë 10 persona të arrestuar dhe nga ky numër 8 janë nga Rajoni i Ferizajt dhe 2 nga rajoni i Prishtinës. Ndërsa u përmendën edhe gjërat e sekuestruara.
“61 mijë euro të sekuestruara, monedha si dinarë, franga zvicërane, dollarë…Pushkë ajrore, 4 pistoleta, 2 pushkë gjuetie, karikatorë, gëzhoja, fishekë…8 vetura në vlerë prej 300 mijë euro, 13 telefona”, njoftoi përfaqësuesi i PK-së.

Siç raportoi sot edhe Gazeta Online Reporteri.net, në mesin e të arrestuarve është edhe ish kryetari i Shtërpcës Bratislav Nikoliq, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).