Aksion i madh policor në Shkup kundër shpërndarësve të drogës, arrestohen 28 persona

Brenda kuadrit të hetimit kriminalistik që nga dhjetori i vitit 2023 është zbatuar sipas udhëzimeve të prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Publike e Shkupit, më 31.05/01.06.2024 në një aksion të madh të përbashkët të Departamentit të Policisë Kriminalistike – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme, Njësia e Veçantë “Tigrat” dhe SPB Shkup – Njësia për tregti të paligjshme, u morën një sërë masash dhe aktivitete të koordinuara në zonën e Shkupit me qëllim të luftimit të shitjes së kokainës, amfetaminës dhe marihuanës. Gjatë hetimit kriminalistik u arrestuan 28 persona.

Në aksionin për eleminimin e shitjes së drogës natën e kaluar u arrestuan V.G. (46), M.V. (22) dhe S.B. (21), tek të cilët u gjet kokainë, D.T. (24) nga Koçani dhe S.V. (28) nga Shkupi, tek të cilët gjatë kontrollit u gjetën shuma të mëdha parash që dyshohet se rrjedhin nga shitja e lëndëve narkotike. Përveç kësaj, u kryen kontrolle në shtatë lokacione në Shkup, ku tek Gj.Sh. (41) nga Shkupi u gjetën marihuanë, peshore dhe sende të tjera të lidhura me veprën penale; tek A.P. (29) u gjet një plumb dhe një ndezës bombe tek B.P. (34) u gjetën mbetje kokaine dhe sende të tjera të lidhura me veprën penale. U arrestuan gjithashtu edhe A.B.J. për shkak të dyshimit për shkatërrim të provave, si dhe M.D. (37) nga Shkupi, tek i cili u gjet kokainë. Gjatë kontrollit tek F.D. (41) nga Shkupi u gjetën një shumë e madhe parash, marihuanë, karta identiteti dhe pasaporta të shumë personave të lëna si peng për blerjen e drogës. Gjatë masave të marra për arrestimin e tij, ai nuk ndaloi në urdhrin për ndalim, duke dëmtuar tre automjete zyrtare dhe duke kryer veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe për të është lëshuar një urdhër për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Krahas gjithsej 28 personave të arrestuar, gjatë hetimit penal janë siguruar edhe më shumë prova materiale për përfshirjen e personave në shitjen e kokainës, amfetaminës dhe marihuanës, ndaj dy personave tashmë janë ngritur kallëzime penale dhe masë e paraburgimit është përcaktuar, është konfiskuar një motor “Honda” si dhe një mjet pasagjerësh “Ford Mondeo”, për të cilin është siguruar prova se është përdorur për shitjen e kokainës. SPB Shkup gjatë ditës së sotme do të paraqesë kallëzim penal kundër 7 personave në Prokurorinë Publike të Shkupit.