Aksion i madh policor, konfiskohet sasi e madhe e marihuanës

Aksione të mëdha të policisë për konfiskimin e drogës janë në vijim sonte në Strumicë dhe Resnjë. Këtë sonte e kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Ditarin e Televizionit të Maqedonisë.

Pas përfundimit të aksioneve priten informacione më të thukëta nga MPB për sasitë e konfiskuara të drogës. Bëhet fjalë për dy raste të ndara të konfiskimit të marihuanës.