Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Gostivar është konfiskuar sasi e marihuanës prej 4,3 tonë, që kap vlerën prej 10 milionë eurosh.
“Është marrë marihuanë në vlerë prej 4341 kilogram, në vlerë mbi 10 milionë euro. Sasia e cekur është marrë pas marrjes së vendimit nga Qeveria e RMV-së për marrjen e Miratimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për personin juridik të caktuar për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë punës. Gjegjësisht, gjatë periudhës paraprake nga ana e policëve nga Sektori për krim policor dhe DPB Gostivar në koordinim me Komisionin për vlerësim të përmbushjes së kushteve sa i takon hapësirës, pajisjeve dhe kuadrit për kultivim të kanabisit për qëllime mjekësore, është kryer kontroll i jashtëzakonshëm ku janë konstatuar një numër i parregullsive në punën, ku nga ana e DPB Gostivar deri te PPTH Gostivar është parashtruar kallëzim penal bazuar në nenin 95 të Ligjit për kontroll të drogave. Pas sjelljes së vendimit të Qeverisë së RMV-së, 4341 kilogram marihuanë është marrë dhe vendosur në Agjencinë për menaxhim me pasurinë e konfiskuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.