Aksion i madh nga MPB në Tetovë, zbardhet një rast i vjetër kriminal

Një operacion i gjerë policor, i koordinuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), po zhvillohet aktualisht në Tetovë. Ky aksion synon zbardhjen e një rasti të rëndë kriminal të ndodhur para njëmbëdhjetë viteve dhe pritet të sjellë në dritë detaje të rëndësishme mbi ngjarjen shkruan Pa Censure

Deri më tani, disa persona janë arrestuar dhe kanë dhënë dëshmi të cilat kanë ndihmuar në rindërtimin e ngjarjes, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si është organizuar krimi. Operacioni pritet të zgjerohet, dhe informacione të tjera priten të bëhen publike në vijim si dhe te deklarohet eshe zyrtarisht!

Ky zhvillim kujton ngjarjet e rënda që tronditën Tetovën në vitin 2013, kur disa vrasje të pasqaruara u regjistruan në qytet. Megjithëse hetimet u zhvilluan, shumë çështje mbetën pa përgjigje dhe krijuan një ndjenjë pasigurie tek qytetarët. Ky operacion i fundit nga MPB mund të jetë hapi i parë drejt zbulimit të së vërtetës për ngjarjet që kanë mbetur të pazbardhura prej vitesh, duke sjellë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.